Bota

Anija norvegjeze bllokohet në brigjet e Mauritius, dyshohet se pasagjerët ishin të prekur nga kolera

 Drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë të Mauritius konfirmoi se pasagjerët kishin gastroenterit dhe jo kolera. 

26 Shkurt 2024, 16:35 Nga E. D
Anija norvegjeze bllokohet në brigjet e Mauritius, dyshohet se
Anija

MAURITIUS- Një anije norvegjeze është bllokuar në brigjet e Mauritius. Kjo për faktin se disa pasagjerë në një udhëtim në Afrikën e Jugut u karantinuan pasi përjetuan një sëmundje misterioze stomaku dhe autoritetet kishin frikë se ishte kolera. Drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë të Mauritius konfirmoi se pasagjerët kishin gastroenterit dhe jo kolera. 

Mary Francovilla Dees, 69 vjeç, një pasagjere tha për BBC-së se pavarësisht vonesës atmosfera në anije kishte qenë mjaft e qetë. Pasagjerët do t'i nënshtrohen kontrollit nga autoritetet shëndetësore pas zbarkimit nga linja.
Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë ndihmë mjekësore për të gjithë në pikën e zbarkimit. Që nga janari 2023, të paktën 188,000 njerëz janë infektuar me kolera në shtatë vende në Afrikën Jugore, sipas OKB-së. Më shumë se 3,000 njerëz kanë vdekur, ndërsa Zambia është goditur më rëndë. Afrika e Jugut ka raportuar 1076 raste të kolerës dhe të paktën 47 vdekje gjatë dy viteve të fundit, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

"Shëndeti dhe siguria e pasagjerëve, si dhe ajo e vendit në tërësi janë të një rëndësie të madhe për autoritetet," tha Autoriteti i Porteve të Mauritius.

 

 

anija norvegjeze

Sondazh

Poll