Bota

Kryeministri sllovak: Shoh rrezik përshkallëzimi në luftën në Ukrainë, jam kundër dërgimit të trupave atje

"Unë do të kufizohem në deklarimin se këto qëndrime përgatitore përpara seancës së sotme sugjerojnë që disa vende të NATO-s dhe BE-së po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë, në baza dypalëshe,"  tha Fitzo pas takimit të këshillit të sigurisë së Sllovakisë . “Nuk mund të them se për çfarë qëllimi dhe çfarë do të bëjnë atje”, shtoi ai, duke sqaruar se vendi i tij, i cili është anëtar i BE-së dhe NATO-s, nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

26 Shkurt 2024, 16:41 Nga S.N
Kryeministri sllovak: Shoh rrezik përshkallëzimi në luftën
Robert Fico

SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico tha sot se disa vende anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë në baza dypalëshe.

Ficho i cili ka shprehur prej kohësh kundërshtimin e tij për dërgimin e sistemeve të armëve në Ukrainë dhe mban një qëndrim që disa e përshkruajnë si pro-rus, nuk e shtjelloi pretendimin. Ndërsa liderë të tjerë evropianë nuk kanë komentuar ende, shkruajnë mediat e huaja.

Deklaratat e kryeministrit sllovak janë bërë para takimit të liderëve europianë në Paris ku liderët europianë do të diskutojnë sot për çështjen e Ukrainës dhe në të cilin do të marrë pjesë edhe vetë Fico.

"Unë do të kufizohem në deklarimin se këto qëndrime përgatitore përpara seancës së sotme sugjerojnë që disa vende të NATO-s dhe BE-së po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë, në baza dypalëshe,"  tha Fitzo pas takimit të këshillit të sigurisë së Sllovakisë . “Nuk mund të them se për çfarë qëllimi dhe çfarë do të bëjnë atje”, shtoi ai, duke sqaruar se vendi i tij, i cili është anëtar i BE-së dhe NATO-s, nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

Anëtarët e NATO-s i kanë dhënë Kievit armë dhe municione me vlerë miliarda dollarë dhe po trajnojnë ushtarë ukrainas. Por liderët e vendeve përfshirë presidentin e SHBA-ve Joe Biden, theksojnë se NATO dëshiron të shmangë një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, i cili mund të çojë në një luftë botërore. "As NATO dhe as aleatët e NATO-s nuk janë pjesë e konfliktit," përsëriti sekretari i përgjithshëm i NATO-sJens Stoltenberg më 14 shkurt.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë koment për deklaratat e Fitso në emër të NATO-s. Ficho tha se ai pa një rrezik të një përshkallëzimi të madh në luftën në Ukrainë dhe nuk mund të zbulonte më shumë informacion.

Rreth 20 liderë evropianë priten sot në Paris për t'i dërguar një mesazh presidentit rus Vladimir Putin se Evropa qëndron fort pas Ukrainës dhe për të hedhur poshtë narrativën e Kremlinit se Rusia me siguri do ta fitojë luftën, tashmë në vitin e saj të tretë.

Ficho tha se thirrja e kësaj seance urgjente nga presidenti francez Emmanuel Macron tregon se strategjia e Perëndimit në Ukrainë ka dështuar. Ai shtoi se do të merrte pjesë me një frymë konstruktive, ndonëse temat në diskutim “i japin të dridhura”.

robert fico be

Sondazh

Poll