Bota

Një delegacion fermerësh do të priten ditën e sotme nga Komisioni Evropian në Bruksel

eksa rreth 300 traktorë janë mbledhur jashtë ndërtesës së Këshillit të BE-së ku po mblidhen ministrat e Bujqësisë së BE-së, ndërsa gjithsej 900 traktorë kanë paralizuar kryeqytetin belg. Në Këshillin e Miniatrave të Bijqësisë  po diskutohen masat për thjeshtimin e e Polistikës së Përbashkët Bujqësore. Ndërsa pritet edhe një grup i dytë propozimesh në mars për pagat e fermerëve, tha ministry bel David Clarnival.

26 Shkurt 2024, 16:28 Nga S.N
Një delegacion fermerësh do të priten ditën e sotme nga
Foto Ilustrim

BRUKSEL- Një delegacion fermerësh do të pritet ditën e sotme nga Presidenca belge e Këshillit të BE-së dhe nga Komisioni Evropian. Kjo vjen pas takimit të Ministrave të Bujqësisë të BE-së në ndërtesat e Këshillit, njoftoi Presidenca belge.

Teksa rreth 300 traktorë janë mbledhur jashtë ndërtesës së Këshillit të BE-së ku po mblidhen ministrat e Bujqësisë së BE-së, ndërsa gjithsej 900 traktorë kanë paralizuar kryeqytetin belg.

Në Këshillin e Miniatrave të Bijqësisë  po diskutohen masat për thjeshtimin e e Polistikës së Përbashkët Bujqësore. Ndërsa pritet edhe një grup i dytë propozimesh në mars për pagat e fermerëve, tha ministry bel David Clarnival.

Rrugët e Brukselit pranë sheshit Schuman i ngjajnë një fushëbeteje. Fermerët, këtë herë janë shumë më të zemmëruar se tek demonstrata e mëparshme e 1 shkurtit. Ata po djegin goma dhe kashtë, ndërsa hedhin pleh organik, mandarina dhe vezë ndaj policisë që ka ngritur barrikada, duke i penguar ata të hyjnë në ndërtesën e Këshillit. Më herët në mëngjes pati tension kur fermerët me traktorë thyen barrikadën e policisë dhe autoritetet u përgjigjën me topa uji.

Së bashku me fermerët belgë, sot protestojnë sindikatat nga Spanja, Portugalia, Italia dhe Gjermania. Ndër kërkesat kryesore të fermerëve, për të cilat ata thonë se ende nuk janë dëgjuar janë të ardhurat e drejta, reduktimi i barrës administrative, përfundimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet që nuk ndjekin të njëjtat rregulla dhe rritja e buxheti për Politikën e Përbashkët Bujqësore(CAP).

"Ka hapësirë ​​për modifikime brenda rregullave aktuale," tha ministri francez Marc Fesnot pas mbërritjes së tij në Bruksel.

“Ka shumë zemërim për premtimet e thyera. Kjo është një mundësi për reforma shumë të nevojshme, CAP aktual është një përbindësh burokratik. Puna në fusha dhe jo burokracia duhet të jetë rend i ditës”, tha ministri gjerman Cem Ozdemir.

bruksel fermeret

Sondazh

Poll