Bota

I vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Washington, ndërron jetë në spital për shkak të djegieve pjestari i Forcave Ajrore të SHBA

Oficerët e Shërbimit Sekret të SHBA-së shuan flakët dhe arritën të shpëtonin fillimisht ë riun dhe ta dërgonin në spital me lëndime të rënda, por më pas ai ka ndërruar jetë.

26 Shkurt 2024, 15:29 Nga E.d

I vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Washington,

SHBA- Një ushtar amerikan ka vdekur pasi i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington. Ai u identifikua nga policia si Aaron Bushnell, 25 vjeç, nga San Antonio, Teksas. Oficerët e Shërbimit Sekret të SHBA-së shuan flakët dhe arritën të shpëtonin fillimisht ë riun dhe ta dërgonin në spital me lëndime të rënda, por më pas ai ka ndërruar jetë.

Në një video që u transmetua drejtpërdrejt në Twitch, burri u identifikua dhe tha se ishte një anëtar në shërbim i Forcave Ajrore. Para se t'i vinte flakën vetes, ai tha se nuk do të ishte bashkëpunëtor në gjenocidin izraelit në Gaza.

aaron bushnell

Sondazh

Poll