Bota

Gjatë ekskursionit në Selenaik gjimnazistëve iu gjendet droga e fshehur në dhomën e hotelit

Udhëtimi i gjimnazistëve nga Selaniku ka nisur të martën e kaluar me destinacion Aleksandrupolisin, ku studentët janë vendosur në një hotel të qytetit.

26 Shkurt 2024, 16:08 Nga E. D

Gjatë ekskursionit në Selenaik gjimnazistëve iu gjendet droga e

SELANIK- Një udhëtim pesëditor i nxënësve nga Selaniku është dëmtuar nga vjedhjet dhe zbulimi i drogës, gjatë hetimeve të kryera nga policia. Udhëtimi i gjimnazistëve nga Selaniku ka nisur të martën e kaluar me destinacion Aleksandrupolisin, ku studentët janë vendosur në një hotel të qytetit. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku studentët të ndarë në grupe kanë shkuar për të ngrënë. Por pas kthimit të tyre, disa studente panë se në dhomat e tyre mungonin para dhe sende. Mbas trazirës së madhe e gjithë shkolla është mbledhur në recepsionin e hotelit, ku është vendosur që menjëherë të lajmërohet Policia.

Siç ka rezultuar, autori ose autorët kanë hyrë në tre dhoma, duke rrëmbyer gjithsej dy kryqe me vlerë, si dhe një shumë parash, ku policia ka marrë shenja gishtash nga dhomat, si dhe deklarata të studentëve, për të identifikuar fajtorët. gjithashtu nga këqyrja e videove nga kamerat e sigurisë, policia gjeti studentë që fshihnin diçka në oborrin e hotelit dhe nga kontrolli në vend u gjet një sasi kanabisi indian.

Zbulimi i drogës detyroi policinë të zgjeronte kontrollet edhe në dhoma ku në njërën prej dhomave ku qëndronin studentët u gjet edhe një sasi kanabisi indian. Në rastin e drogës janë përfshirë gjithsej katër studentë, dy djem dhe dy vajza, të cilët janë dërguar në Repart për rreth shtatë orë dhe ndaj tyre është ngritur dosje përkatëse. Megjithatë, me urdhër të prokurorit ata janë lënë të lirë, ndërsa pritet të caktohet gjykimi.

ekskursion selanik

Sondazh

Poll