Aktualitet

U dorëhoq nga Drejtësia/ Fusha: Ka padrejtësi, dua më pak ngarkesë, s’kam moshë për Prokurori

6 Mars 2019, 09:21 Nga DOSJA
U dorëhoq nga Drejtësia/ Fusha: Ka padrejtësi, dua më pak

TIRANË- Prokuori i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha është dorëhequr sot nga sistemi i drejtësië.

Fusha shkruan se do ta përdorë eksperiencën e tij 32-vjeçare në një aktivitet tjetër me më pak ngarkesë pasi sipas tij ka ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta.

LETRA E PLOTË:

Pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.

Prokurori dha dorëheqjen sot, e cila iu miratua me shumicë votash nga KLP duke i caktuar datën 31 mars si përfundimin e punës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet petrit fusha klp petrit fusha vettingu dorehiqet petrit fusha klp petrit fusha vettingu

Sondazh

Poll