Aktualitet

Rama në “Porta e Porta”, Andi Betja: Shikon Bruno Vespën dhe të merr një mall i madh për “Kadriun”

6 Mars 2019, 08:41 Nga DOSJA
Rama në “Porta e Porta”, Andi Betja: Shikon Bruno Vespën

Tiranë- Për intervistën që dha kryeministri i vendit Edi Rama në emisionin “Porta a porta” të gazetarit Bruno Vespa në ‘Rai Uno’ ka reaguar edhe gazetari Andi Betja.

Me ironi Betja shprehet: “O kadri ku je”. Ai shton më tej se kur shikon gazetarin Bruno Vespa e merr një mall i madh për “Kadriun”.

” O kadri ku je? Shef këtë Bruno Vespën dhe të merr një mall i madh për”Kadriun”, tamam sikur ke ngrënë ushqim në një resort all inclusive jashtë dhe sa kthehesh në Tiranë mezi pret t’i fusësh një pulë me pilaf  dhe ndërkohë të shohësh “kadrinj” në Tv.”, shprehet Andi Betja.

Rama u shpreh në këtë emisionin se vendi nuk është në atë situatë që e paraqesin partitë opozitare. Kryeministri theksoi se në 2017 i dha mundësinë opozitës të vinte në pushtet dhe të bënte reformat por ai u shpreh se humbi në zgjedhje. Rama foli edhe për dy kushtet që i vuri Bashës në marrëveshjen e 17 majit 2017.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi betja bruno vespa edi rama emisioni porta a porta andi betja bruno vespa edi rama emisioni porta a porta

Sondazh

Poll