Aktualitet

Igli Tare në mbështetje të Ramës: Opozita të kthehet në parlament, mendoj të njëjtën gjë si Saimir Pirgu

6 Mars 2019, 08:10 Nga DOSJA
Igli Tare në mbështetje të Ramës: Opozita të kthehet

Tiranë-Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama dha një intervistë  në “Rai Uno” për gazetarin  Bruno Vespa. Në panelin e të ftuarëve në emision ishte edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, i cili ka deklaruar se çfarë po ndodh  në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.

Sipas tij opozita duhet të kthehet në parlament sepse vetëm aty mund të diskutohen problemet e vendit.

Tare theksoi se mbështet mendimin e Saimir Pirgut  në deklaratën se do t’i duhen 200 koncerte për të rregulluar imazhin e vendit pas protestës së opozitës. (lexo këtu)

Unë mendoj që gjëja e duhur e opozitës është që të rikthehet në Parlament. Sepse vetëm aty mund të diskutohen problemet që kemi. Unë lexova para dy ditësh, intervistën e një artisti të famshëm shqiptar që tha, në një prej këtyre protestave që u zhvilluan para pak ditësh, dogjën një gomë makine para Parlamentit, dhe ai u shpreh se i duhet të zhvillojë 200 koncerte për të pastruar imazhin jashtë vendit. Të njëjtën gjë mendoj edhe unë, se duhet të jemi shumë të përgjegjshëm sepse jemi një komb që ka vuajtur shumë. Populli jonë meriton vërtetë diçka të mirë, jemi pro Europës, jemi një vend në rritje me një zhvillim të mirë dhe problemet duhet t’i zgjidhim në shtëpinë tonë por me përgjegjësi të madhe.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ilgi tare imazhi i shqipërisë në botë protestat e opozites sajmir pirgu edi rama ilgi tare imazhi i shqipërisë në botë protestat e opozites sajmir pirgu

Sondazh

Poll