Aktualitet

Tha dorëheqjen nga drejtësia, kush është Petrit Fusha, ish-prokurori i çështjes ‘Gjoklaj’ (Profil)

6 Mars 2019, 09:54 Nga DOSJA
Tha dorëheqjen nga drejtësia, kush është Petrit Fusha,

Ditën e sotme prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Prokurori ishte në pritje të caktimit të datës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar hetimit të trefishtë të Vettingut.

Po kush është prokurori Fusha?

Petrit Fusha, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshkja. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, pastaj është tranferuar në Shkodër për t’u rikthyer më pas në Tiranë. Prokurori Fusha ishte duke pritur caktimin e datës për t’ju nënshtruar sistemit të Vettingut.

Për opinionin publik, prokurori Fusha njihet si personi që ka hetuar para disa vitesh dosjen e Ardit Gjoklajt.

Lidhur me çështjen, prokurori nuk ka shpëtuar as nga akuzat e Partisë Demokratike të transmetuara nëpërmjet ish-deputetit Ervin Salianji.

Salianji e akuzonte prokurorin se ishte djali i xhaxhait të Shkëlqim Fushës, pronarit të “Fusha sh.p.k” dhe vëllai i Sulejman Fushës i kapur në Spanjë me 75 kg heroinë.

“Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës. Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Edi Ramës, Ilir Beqjes dhe Damian Gjiknurit.”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet petrit fusha kpk petrit fusha prokurori fusha vettingu dorehiqet petrit fusha kpk petrit fusha prokurori fusha vettingu

Sondazh

Poll