Aktualitet

Priste datën për të dalë para Vettingut, dorëhiqet prokurori Petrit Fusha

6 Mars 2019, 08:53 Nga DOSJA
Priste datën për të dalë para Vettingut, dorëhiqet

TIRANË- Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Petrit Fusha ka dhënë dorëheqjen pas një karriere të gjatë në fushën e drejtësisë.

Mësohet se Fusha e ka dorëzuar dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke pritur konfirmimin. Në mbledhjen e sotme të KLP, u vendos me shumicë votash se data për mbarimin e mandatit të prokurorit do të jetë 31 marsi. 

Në një letër, Fusha ka shkruar edhe motivin e largimit nga radhët e Drejtësisë pas 32 viteve karrierë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë. Gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.

Fusha po priste caktimin e datës në KPK për t’ju nënshtruar procesit të rivlerësimit. Ai do të hetohej më përparësi pasi ishte pjesë e prokurorisë së përgjithshme.  

Prokurori me 32 vite eksperiencë, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet petrit fusha klp kpk petrit fusha prokuroria e pergjithshme vettingu dorehiqet petrit fusha klp kpk petrit fusha prokuroria e pergjithshme vettingu

Sondazh

Poll