Bota

Kurti nënshkruan marrëveshje me BERZH : 400 milionë euro investime në sektorët e zhvillimit ekonomik në Kosovë

Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.

26 Shkurt 2024, 15:13 Nga r.ll
Kurti nënshkruan marrëveshje me BERZH : 400 milionë euro
foto nga nenshkrimi i marreveshjes

LONDËR- Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar marrëveshje me presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Odile Renaud Basso, për investime 400 milionë euro në sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës

Siç ka bërë të ditur Kurti në një postim në platformën "X", ky partneritet pritet të sjell një investim prej 400 milionë eurosh në sektorët kryesorë për periudhën 2024–2027.

Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.

“Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një Memorandum të marrëveshjes me Presidenten Odile Renaud për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27—më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti.

albin kurti samiti i berzh

Sondazh

Poll