Bota

VIDEO/ Trump ngatërron emrin e gruas së tij me "Mercedes-in" gjatë fjalimit të tij

Mësohet se ai ka ngatërruar emrin e gruas së tij Melania, duke e quajtur atë "Mercedes" gjatë një fjalimi në Uashington

26 Shkurt 2024, 14:45 Nga N.F
VIDEO/ Trump ngatërron emrin e gruas së tij me "Mercedes-in"
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është vënë në qendër të vëmëndjes për nje gabim të tijin. Mësohet se ai ka ngatërruar emrin e gruas së tij Melania, duke e quajtur atë "Mercedes" gjatë një fjalimi në Uashington. Kjo ndodhi në Konferencën e Veprimit Politik Konservator , ku ai lavdëroi Melaninë dhe tha: "Oh shiko atë Mercedes, ky është shumë mirë" ndërsa turma duartrokiste.

Në fjalimin e tij të gjatë, Trump kritikoi kundërshtarin e tij politik dhe paralajmëroi për një të ardhme të frikshme për SHBA-në nëse presidenti aktual fiton përsëri në nëntor.  Ndërkohë, Dr. John Gartner, psikolog dhe ish-profesor në Shkollën Mjekësore të Universitetit Johns Hopkins, dha një opinion shqetësues për të dy politikanët. Ai sugjeroi se është në të vërtetë Trump, jo Presidenti Biden, ai që duket se po tregon shenja të rënies mendore.

Dr.Gartner argumenton se Trump po shfaq shenja të "parafazisë fonemike", kur një pacient zëvendëson fjalët jo-fjalë për fjalë që tingëllojnë të ngjashme. Sipas mjekut, këto “normalisht nuk shihen derisa një pacient të hyjë në stadet e moderuara deri në të rënda të Alzheimerit”.

 

biden trump melani

Sondazh

Poll