Aktualitet

Gara për kryeprokuror/ Olsian Çela flet hapur: Burgosim “të dobëtit” dhe përgatisim fidanishtet e krimit

14 Nëntor 2019, 06:28 Nga DOSJA
Gara për kryeprokuror/ Olsian Çela flet hapur: Burgosim

Tiranë- Një ditë më parë gjatë intervistë në KLP, kandidati për kryeprokuror Olsian Çela ka deklaruar se deri më tani sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobëtit dhe ka përgatitur  fidanishtet e krimit.

“Problemet shtrihen te politika penale, keni dëgjuar që përvec ashpërsimit të dënimeve të ketë masë tjetër penale? I kemi krahasuar me ndonjë vend tjetër të rajonit në BE, cilat janë masat e dënimeve që ka kodi shqiptar, a na kanë dhënë rezultatet e pritura? Këto masat e sigurimit që ne japim vend e pavend, e mendojmë cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen? A ka qenë e nevojshme vërtetë që prokurori në cdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? A e kemi menduar që ai personi që kërkohet një masë ekstreme ka një familje, fëmijë, punë? Duke qenë të ashpër, dhe me vjen keq ta them, kemi qenë të ashpër me shtresat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit”-tha Cela para KLP-së.

Teksa kërkoi mandatin 7-vjeçar për kryeprokuror ai theksoi se avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet dhe sipas tij ka rënë besimi tek publiku.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Prokuroroja e përkohshme Arta Marku dje kërkoi një mnadat të plotë dhe pranoi se ka dështuar në punën e saj si kryeprokuror. Ajo u shpreh se nuk raporton për punën e saj tek kryeministri Edi Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuor olsian cela gara për kryeprokuor olsian cela

Sondazh

Poll