Aktualitet

Italia e kërkon për “larje hesapesh”, arrestohet krahu i djathë i ‘kapobandës’ së trafikut të drogës, Xhiliano Xh

13 Nëntor 2019, 19:22 Nga DOSJA
Italia e kërkon për “larje hesapesh”, arrestohet krahu i

ELBASAN– Policia ka arrestuar në Elbasan Xhiliano Xhoxhin, i cili kërkohej nga drejtësia italiane pasi akuzohej për grabitje dhe trafik droge. Xhoxhi është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve të forta narkotike.

Ai ishte pjesë e një grupi, i cili u “zbërthye” në vitin 2016 gjatë operacionit të koduar “Poter-Al”, pjesë e të cilit ishte edhe djali i ish-deputetit Vangjel Tavanxhi, Ervini.

Por si u zbulua banda që trafikonte drogë?

Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërsa, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali.

Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e 22 korrikit 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit, ku pjesën me të madhe të dënimit e mori “kapobanda” Ilir Koçiaj, me 16 vjet heqje lirie.  Xhiljano Xhoxhi, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Komza Laçka u dnëuan me 10 vite burg. Më pak nga të gjithë u dënua Robert Peçi, për të cilin Krimet e Rënda vendosën 7 vjet burg.

Mësohet se banda drejtohej nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Xhiliano Xhoxhi. Të dy ngritën rrjetin e trafikimit të drogës, punë për të cilën përdorinin korrierë nga 6 vende të ndryshme të botës.

Grupi i kishte fshehur aq mirë gjurmët e veta, saqë aëntarët e tij nuk e njihnin farë njëri-tjetrin por kishin si pikë të vetme referemi Koçiajn.

ANËTARËT
Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi
Malvin Toto
Bisera Pudiç, shtetase kroate
Gëzim Mekaj
Robert Peçi

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet xhiliano xhoxhi elbasan operacioni poter-al xhiliano xhoxhi arrestohet xhiliano xhoxhi elbasan operacioni poter-al xhiliano xhoxhi

Sondazh

Poll