Aktualitet

Autoritetet e portit të Durrësit takojnë homologët e vendeve aleate: Nis një fazë e re bashkëveprimi

13 Nëntor 2019, 20:32 Nga DOSJA
Autoritetet e portit të Durrësit takojnë homologët e vendeve

DURRËS– Porti i Durrësit ka thelluar bashkëpunimin me Forcën Detare dhe strukturat e vendeve aleate. 

Komandanti i Forcës Detare shqiptare, Artur Meçollari, dhe një grup drejtuesish ushtarakë nga Marina Mbretërore Britanike dhe Marina Kombëtare Franceze, zhvilluan  një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu.

Kreu i APD-së, i njohu të pranishmit me situatën aktuale të sigurisë dhe kapacitetet e Portit të Durrësit, duke theksuar rëndësinë që ka përmirësimi i mëtejshëm i këtyre standarteve në portin kryesor të vendit i cili ofron hapësira të posaçme për Forcën Detare vendase dhe forcat aleate.

Më pas anëtarët e delegacionit vizituan disa prej kalatave, ku u njohën me kapacitetet operacionale të Terminaleve të portit.

Porti i Durrësit dhe Forca jonë Detare kanë nisur një fazë të re bashkëveprimi për rritje të gatishmërisë dhe ofrimin e shërbimit në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë kombëtare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres pirro vengu porti i durresit durres pirro vengu porti i durresit

Sondazh

Poll