Aktualitet

E çoi burri në kampin e ferrit në Siri, flet nëna e Ruzhdie Balliut: I dëgjova zërin, se besoja se ishte gjallë

13 Nëntor 2019, 19:06 Nga DOSJA
E çoi burri në kampin e ferrit në Siri, flet nëna e

Pas rastit të vogëlushit Alvin Berisha, i cili ndodhej prej pesë vitesh në kampin në Siri, bëri që të rikthehej vëmendja situata me të ciltën përballen edhe shumë shqiptarë të tjerë atje.

Ruzhdie Balliu prej 6 vitesh është zhdukur nga Shqipëria ndërsa ditën e djeshme, u mësua se Balliu ndodhet në kampin Al-Howl. Nëna e Balliut, Salushe Seferi ka folur për FaxNews. Familjarët e saj jetojnë në qytetin e Librazhdit. Salushe Seferi u shpreh se nuk e besonte se vajza e saj ishte gjallë dhe se pas 6 vitesh arriti të dëgjonte zërin e të bijës.

Gjtiashtu, Seferi tha se vajza u largua së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët.

“Dje i dëgjova zërin vajzës pas 6 vjetësh. Nuk e besoja se vajza ishte gjallë. Ajo është larguar së bashku me bashkëshortin e saj Ali Balliu dhe fëmijët e saj.”

Ruzhdie Balliu tha se dje në një intervistë se dëshiron të kthehet sërish në vendin e saj. Gjithashtu ajo tha se nuk e di se ku ndodhi bashkëshorti i saj.

Marrë nga FaxNews

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kampi i al-howl rruzhdie balliu salueshe seferi kampi i al-howl rruzhdie balliu salueshe seferi

Sondazh

Poll