Klodiana Lala tregon prapaskenat: Ja pse nisi “lufta” për Kushtetuesen, ku gaboi Meta
13 Nëntor 2019, 21:26Nga DOSJA
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala foli këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në NeWs24, për debatin mes institucioneve për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Lala tha se Kushtetuta nuk i cakton afat Presidentit për përzgjedhjen e anëtarëve të tij për në Kushtetuese, por ajo shtoi se fakti që vendi është prej kohësh pa këtë gjykatë, e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve.
“Në momentin që vajtën listat te Presidenti dhe Kuvendi, ligjit thotë që i takon radha Presidentit së pari, pastaj parlamentit dhe së fundi Gjykatës së Lartë, që nuk është ngritur ende. Në lexim germë për germë të ligjit, Presidentit nuk i jepet afat. Referuar disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës, Presidenti nuk mund ta shtyjë pafund çështjen. Në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, kjo e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve, pasi janë një sërë çështje që duhet t’i shqyrtojë kjo gjykatë. Në tentativë për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe për të pasur sa më shumë anëtarë, filluan lojën”, tha Lala.
Më tej, gazetarja kritikoi Presidentin për përzgjedhjen e anëtarit të parë për Gjykatën Kushtetuese, prokurorin Besnik Muçi, pasi ai nuk e ka kaluar akoma Ligjin e Vettingut.
“Zgjedhja e Presidentit për Besnik Muçin ishte e gabuar, pasi ai nuk e ka kaluar Vettingun. Nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Por, për ta tejkaluar këtë, ishte radha e Kuvendit. Kanë hyrë në lojë kungulleshkash, por më problematik është KED. Ata çuan dy lista, që në thelb ishin katër emra te njëra dhe tre te tjetra, që jepte mundësi të zgjidhnin një anëtar të dy institucionet”, u shpreh gazetarja.
ITALI– Disa ditë më parë, vogëlushi Alvin Berisha u shpëtua nga kampi i ferrit në Siri dhe u kthye pranë familjes së tij në Itali.Tanimë duket se Alvini është p...
DURRËS– Porti i Durrësit ka thelluar bashkëpunimin me Forcën Detare dhe strukturat e vendeve aleate. Komandanti i Forcës Detare shqiptare, Artur Me&c...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, duke e akuzuar se ka bërë lojëra me emërimet...
TIRANË- Zëvendës ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski ka qënë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Fakultetit Juridik të Tiranës.N...
ELBASAN– Policia ka arrestuar në Elbasan Xhiliano Xhoxhin, i cili kërkohej nga drejtësia italiane pasi akuzohej për grabitje dhe trafik droge. Xhoxhi është dënu...
Pas rastit të vogëlushit Alvin Berisha, i cili ndodhej prej pesë vitesh në kampin në Siri, bëri që të rikthehej vëmendja situata me të ciltën përballen edhe shu...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë sot publike listën me 48 gjyqtarët dhe prokuororët që do i nënshtrohen procesit të Vetting-ut.Sipas njof...
TIRANË- Prej disa ditësh Agim Kajmaku ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vijon të jetë në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangosjes, pas një informacioni t...
SARANDË- Shqipëria gjatë muajit nëntor po feston 75-vjetorin e çlirimit dhe ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional &Ccedi...