Aktualitet

Emërimet në GJK, Meta i del kundër Dvoranit: Ka bërë ‘lojëra’, bëri veprime të dyshimta dhe mafioze (VD)

13 Nëntor 2019, 19:35 Nga DOSJA
Emërimet në GJK, Meta i del kundër Dvoranit: Ka bërë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit,  duke e akuzuar se ka bërë lojëra me emërimet për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se Dvorani ka bërë veprime mafioze dhe të dyshimta gjatë përzgjedhjes së kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese.  

Duhet të keni të qartë, ju si gazetar dhe çdo qytetar që nuk ka afat për Presidentin e Republikës, ka për Parlamentin pasi është një institucion kolegjial , por nuk ka afat për Presidentin. Duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar, Kushtetuta është mbi çdo gjë, dhe është zero kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është moment historik dhe është me rëndësi të respektohet Kushtetuta. Çdo akt i Presidentit dhe të gjithë institucioneve është historik pasi ngelet si referencë për të ardhmen. Duhet të kemi të qartë që KED, merret vetëm me menaxhimin administrativ për të respektuar ligjin. Kushtetueta tregon qartë se si krijohet Gjykata Kushtetuese. Është e detyra e KED që të rregullojë listën e vakancave të kritereve dhe të afateve, të respektohet ligji dhe të mos kemi përplasje mes institucioneve dhe nuk është e kundërta që KED, apo kryetari i KED të bëj lojëra me kohën se si dërgon. Ai thotë që i ka mbaruar afati presidentitn, kjo është e gabuar dhe mafioze. Ju do shikoni të gjitha argumentet se si është e vërteta.” 

Presidenti Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat. Meta dha shpjegimet për emërimin e Xhaferllarit në GJK dhe tha se kanditatura e saj ishte paragjykuar. Kreu i Shtetit sulmoi kryetarin e KED, Ardian Dvoranin, dhe maxhorancën ku i akuzoi për shkelje të Kushtetutës. Presidenti tha se Dvorani ka bërë veprime mafioze dhe lojëra me kandidaturat për në GJK. Kritika të forta pati dhe për ambasadorët, ku një pjesë të tyre i quajti të korruptuar.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta meta konference 13 nentor 2019 nis ringritja e gjykatës kushtetuese ardian dvorani gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta meta konference 13 nentor 2019 nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll