Sport

VIDEO/ Xhaka shënon një gol të mrekullueshëm, por me një shaka, i ngrin buzëqeshjen Xabi Alonsos...

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka i Bayer Leverkusenit, bëri pak shaka pas golit gjatë festimeve, por trembi trajnerin spanjol dhe ekipin mjekësor.

24 Shkurt 2024, 11:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Xhaka shënon një gol të mrekullueshëm, por me

GJERMANI - Në minutën e tretë të ndeshjes së djeshme mes Bayer Leverkusenit dhe  Mainzit, në ditën e 23-të, Xhaka përfiton nga një top i humbur në buzë të zonës së rreptësisë dhe bëri një goditje që befasoi portierin kundërshtar. Topi ndaloi vetëm në fund të rrjetës!

Gjatë festimeve, zvicerani u shtir si i dëmtuar, duke u mbajtur kofshë me dorë, por shpejt u kuptua se e gjitha ishte vetëm një shaka, pasi disa sekonda më vonë ai buzëqeshte me shokët e skuadrës.

Në pamjet filmike të videos shihet se Xabi Alonso dhe ekipi mjekësor ishin mjaft të shqetësuar për situatën, por, kur e kuptuan se çfarë po ndodhte në të vërtetë, u tërhoqën me buzëqeshje në fytyrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll