Sport

Xavi nuk mbetet i papunë pas largimit nga Barcelona: Mori një ofertë live në TV dhe përgjigjen e dha aty për aty!...

Xavi Hernandez (44 vjeç) do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

23 Shkurt 2024, 19:21 Nga DOSJA
Xavi nuk mbetet i papunë pas largimit nga Barcelona: Mori një

SPANJE - Trajneri katalanas e bëri njoftimin për t’u larguar në fund të janarit, pas një dështimi me Villarrealin me rezultatin 3-5. Deri në fund të sezonit, Xavi po përpiqet të ruajë atë që mundet këtë vit, me fokus të UEFA Champions League.

Barcelona është afër çerekfinaleve në kompeticionin më të rëndësishëm europian, pasi barazoi me Napolin, 1-1, në ndeshjen e parë të 1/16-tës. Lewandowski në minutën e 60-të hapi rezultatin për grupin ‘Blaugrana’, ndërsa italianët barazuan çerek ore para fundit, me anë të yllit Victor Osimhen.

Në fund të ndeshjes në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Xavi u intervistua në “CBS Sports  Golazo”. Thierry Henry, Jamie Carragher, Micah Richards dhe Kate Abdo folën drejtpërdrejt me trajnerin e Barcelonës.

Thierry Henry i deklaruar fans i Xavi-t, të cilin e krahasoi me Pep Guardiolën, për sa i përket vizionit të tij për futbollin. “Jam i befasuar me punën që keni bërë. Ju fituat La Ligën: ndjehu krenar!”,- iu shpreh francezi.

Në të njëjtën kohë, analisti Jamie Carragher (46 vjeç), ish-lojtar “Tre Luanëve” dhe i Liverpoolit, i propozoi një punë Xaviut! “Fatkeqësisht, do të keni më shumë kohë të lirë në fund të sezonit, pasi do të na pëlqente nëse vini këtu në studio. Na duhet një spanjol, një fitues i shumëfishtë i Champions League”,- i tha Carragher.

Përgjigjen e ka dhënë Xavi Hernandez aty për aty. “Tani kam nevojë për pushim. Kemi ende ndeshje dhe gara deri në qershor. Mendoj se ndryshimi në verë, është gjëja më e mirë si për mua, ashtu edhe për klubin”,- ka thënë trajneri i katalanasve.

Tekniku i Barcelonës gjithsesi nuk i mungojnë ofertat, pas njoftimit se do të largohet nga “Camp Nou”. Emri i Xavit qarkullon në Katar, ku spanjolli drejtoi për dy vite Al Sadd, skuadër ku luajti edhe në fund të karrierës.

Te Barcelona, ​​Xavi fitoi titullin dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar. Në sezonin aktual, skuadra e tij është në vendin e 3-të në La Liga, me 8 pikë prapa liderit Real Madrid. Përveç kësaj, katalanasit tashmë janë eliminuar nga Kupa e Mbretit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll