Sport

Nagelsmann rrëfen: "Babai im kreu vetëvrasje, ai punonte në shërbimet sekrete"...

“Ai ishte një person shumë i guximshëm. Mendoj se kam mësuar shumë prej tij. Nuk mendoj shumë për atë që njerëzit thonë për mua”

24 Shkurt 2024, 08:00 Nga DOSJA

Nagelsmann rrëfen: "Babai im kreu vetëvrasje, ai punonte në

GJERMANI - Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, ka rrëfyer një episod dramatik dhe shumë personal nga jeta e tij në një intervistë për “Der Spiegel”. 

Ish-trajneri i Leipzig dhe Bayern Munich u ndal te vdekja tragjike e babait të tij, kur ai ishte vetëm 20 vjeç: “Shpesh mendoj për atë ditë: po ndiqja një kurs stërvitor në Oberhaching, afër Mynihut, dhe aty po punoja për licencën C.

Papritur drejtori i kursit më tha të dilja dhe unë me shaka i thashë: "Çfarë po ndodh, unë jam tashmë shumë mirë?". Një moment më vonë u gjenda para vjehrrit tim, i cili më tha se babai kishte bërë vetëvrasje. Ishte e vështirë, nuk la mesazh, nuk kishte shpjegim.

Mënyra se si ai kreu vetëvrasjen, e bëri të qartë se vendimi i tij ishte shumë i drejtë. Ishte një fatkeqësi absolute për familjen. Unë mendoj se ai me të vërtetë donte të vdiste, nuk ishte një thirrje për ndihmë, apo një shenjë. Jam mësuar ta respektoj vendimin e tij”.

Babai ishte në shërbimet sekrete: “E shihja që ishte nën presion, kishte shumë punë për të bërë. Babai im ishte në shërbimet sekrete dhe nuk e lejuan të fliste për punën e tij. Kjo ishte arsyeja pse ai shpesh thoshte, se gjithçka ishte shumë e madhe për të. Ai ishte një person shumë i guximshëm.

Mendoj se kam mësuar shumë prej tij. Nuk mendoj shumë për atë që njerëzit thonë për mua. Në ndeshjen time të parë si trajner në Bundesligë, në Hoffenheim, kam vënë katër sulmues. Të gjithë menduan se isha i çmendur, por morëm një pikë të rëndësishme. Tani situata rëndon më shumë, por unë trashëgova nga babai guximin për të marrë vendime."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll