Sport

VIDEO / Bologna fiton edhe me Veronën dhe ngjitet në “Champions”!

Pas këtij trepikëshi, Bologna konfirmon gjithnjë e më shumë synimet serioze për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi për momentin mban vendin e katërt me 48 pikë. Nga ana tjetër, Verona mbetet me 20 pikë në vendin e 18.

23 Shkurt 2024, 23:35 Nga DOSJA
VIDEO / Bologna fiton edhe me Veronën dhe ngjitet në

ITALI - Bologna mposhti Veronën në “Renato Dall’Ara” me rezultatin 2-0 duke koleksionuar fitoren e pestë radhazi në Serie A. Të besuarit e trajnerit Thiago Motta realizuan nga një gol për pjesë, teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Fabbian në minutën e 27-të, duke shfrytëzuar në maksimum një asist të Orsolinit.

Në fraksionin e dytë, ishte Fabbian që mori rolin e asistuesit teksa Freuleur shënoi golin e sigurisë. Mesfushori nuk gaboi nga fare pranë portës, duke ndezur entuziazmin e të pranishmëve në stadium.

Pas këtij tripikëshi, Bologna konfirmon gjithnjë e më shumë synimet serioze për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi për momentin mban vendin e katërt me 48 pikë. Nga ana tjetër, Verona mbetet me 20 pikë në vendin e 18-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll