Sport

Ish-futbollisti dënohet me burgim të përjetshëm, pasi ka paguar para për t’u bërë trajner i kombëtares së Kinës...

Li Tie e drejtoi ekipin kombëtar të Kinës midis 2020 dhe 2021, por u largua pasi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2022.

24 Shkurt 2024, 09:00 Nga DOSJA
Ish-futbollisti dënohet me burgim të përjetshëm, pasi ka

KINE - Li Tie, ish-trajneri i kombëtares kineze, i cili si lojtar përfaqësoi Everton nga viti 2002 deri në 2006, u dënua me burgim të përjetshëm, pasi u akuzua për korrupsion, duke paguar, ndër të tjera, rreth 400 mijë euro që ai të merrte detyrën e trajnerit të kombëtares së vendit të tij në vitin 2020.

Sipas 'Mirror', e cila citon shtypin kinez, Li Tie, i cili pranoi se i vinte "shumë keq" dhe rrëfeu se filloi të bëhej "më i paduruar" ndërsa fitonte para, nuk ishte i vetmi që mësoi për dënimin e tij në orët e fundit. Ish-presidenti i federatës së atij vendi, Chen Xuyuan, gjithashtu do të vuajë një dënim 15-vjeçar, si dhe ish-zëvendëspresidenti Du Zahocai, i cili do të kalojë 13 vjet në burg.

Gjatë rrëfimit të tij, i cili zgjati gjatë muajve të fundit, trajneri 46-vjeçar deklaroi gjithashtu se ai kishte ndihmuar në manipulimin e lojërave kur ai drejtonte një klub.

Kujtojmë se Li Tie, i cili si lojtar ka luajtur edhe për Sheffield United, si dhe për klube të tjera kineze, është një nga futbollistët me më shumë ndeshje për vendin e tij (92). Ai drejtoi ekipin midis janarit 2020 dhe dhjetorit 2021, por u shkarkua nga posti i tij, pasi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll