Sport

Gruaja e kapitenit të Evertonit zbulon detaje nga jeta intime e çiftit në shtrat: “Në çfarë ore do të transmetohet?”

Samantha Tarkowski kujton ditën kur burri i saj mori shiritin në krah dhe garanton: "Ishte një festë!"

24 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Gruaja e kapitenit të Evertonit zbulon detaje nga jeta intime e

ANGLI - Samantha Tarkowski, bashkëshortja e qendrës së Evertonit, James Tarkowski, zbuloi në një program 'Amazon Prime' se çfarë i pëlqen të bëjë më shumë, kur është me burrin e saj, duke dhënë një përgjigje që po i bën njerëzit të flasin në Angli dhe që madje është bërë virale në rrjetet sociale.

“Në çfarë ore do të transmetohet ky program?”, pyeti me dashamirësi Samanta, kur u përball me pyetjen. "A ju kujtohet kur ishit më të rinj dhe shkonit në shtrat, dhe ju thonit 'kjo është pjesa ime e preferuar e ditës'?

“Po, thjesht shkoja në shtrat në fund të ditës, vetëm ne të dy,"- kujtoi ajo, para se të vazhdonte: "E pastaj bënim seks. Më pëlqente shumë, në fakt...",- ka pranuar ajo, në një moment që solli të qeshura.

Në të njëjtin episod, Samantha zbulon një letër, që i shkroi bashkëshortit të saj kur ai u zgjodh kapiten i Evertonit dhe rrëfen se në të njëjtën ditë gjërat 'u nxehën: "Atë natë kishte një festë!", u shpreh ajo.

Kujtojmë që James Tarkowski mbërriti në Everton si transferim i lirë në korrik 2022, pasi kishte përfaqësuar Burnley që nga viti 2016. Aktualisht 31-vjeçari, mbrojtësi ka edhe dy ndeshje për kombëtaren angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll