Sport

Revolucion te Manchester United! “Djajtë e Kuq” mund të ndahen me 11 lojtarë…

Manchester United po përgatitet të shkarkojë 11 lojtarë! Revolucioni i miliarderit të kthyer në aksioner te “Old Trafford”

23 Shkurt 2024, 18:22 Nga DOSJA
Revolucion te Manchester United! “Djajtë e Kuq” mund të

ANGLI - Manchester United po përgatitet për një revolucion të vërtetë, ndaj anglezët do të ndahen thuajse me një skuadër të tërë mes rezultateve më pak se të mira. Dane Eriksen, Casemiro dhe Maguire, ka të ngjarë të largohen nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Pasi Manchester United ndryshoi pronësinë, planet e Jim Ratcliffe janë jashtëzakonisht të rëndësishme me skuadrën, që ndodhet vetëm në vendin e 6-të në Premier League. Sipas “ESPN”, Manchester United mund të ndahet edhe me emra të mëdhenj si Christian Eriksen, Raphael Varane, Harry Maguire apo Victor Lindelof.

Përveç këtyre, edhe Anthony Martial do të largohet i lirë në fund të kontratës dhe lojtarët e huazuar kanë një situatë të pasigurt, siç është edhe ylli Jadon Sancho, i cili u kthye në Dortmund. Është e sigurt, që Manchester United duhet t'i kushtojë vëmendje të gjitha detajeve, për të mos cënuar ‘Fair Play’-in Financiar. 

Në sezonin e fundit, ish-kampionët e Anglisë shpenzuan më shumë se 200 milionë euro dhe arkëtoi vetëm 55 milionë euro. “Nuk është një plan dhjetëvjeçar. Tifozët do të shqetësoheshin të dëgjonin për një plan dhjetëvjeçar. Por është një plan tre-vjeçar për të pasur sukses”,- tha Jim Ractliffe, i cili zotëron kompaninë “Ineos”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll