Politike

Toleranca ndaj LGBT+, si është Shqipëria në raport me vendet e tjera

Krahasuar me dakordësinë e vendeve te tjera europiane, Amerikës se jugut, Amerikës së veriut dhe Azisë ne renditemi në fund të listës.

23 Shkurt 2024, 22:10 Nga h.k
Toleranca ndaj LGBT+, si është Shqipëria në raport me vendet
Foto ilustruese

TIRANË-Si është Shqipëria krahasuar me vende të ndryshme në nivel global, për dakordsinë për martesat mes te njëjtës gjini? Në sondazhin e “Barometri” të kësaj jave, rezultoi se vetëm 10 përqind e të pyeturve janë dakord me martesat e te njëjtit seks.

Krahasuar me dakordësinë e vendeve te tjera europiane, Amerikës se jugut, Amerikës së veriut dhe Azisë ne renditemi në fund të listës.

Në krye te listës me 92 % dakordësi për martesat e te njëjtit seks është Suedia dhe vendi i fundit Nigeria me 2%.

Nga vendet fqinje ne renditemi me poshtë se Greqia me 41 % dhe Itali 73 %.

Nga vendet e Bashkimit Evropian me dakordësi me të ulët sipas “ Pew research center” është Polonia me 31% te dakordësisë.

barometri

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2024, 07:28 Jetmira Delia-Kaci

Zelenskyy javën e ardhshme në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, gjatë një takimi në SHBA në shtator të vitit 2023. TI...