Aktualitet

Del FOTO e autores/ Detaje tronditëse: Vajza studente në Tiranë, viktima u mbështoll me plastmas para se të groposej

Në dëshminë e saj në polici, vajza ka treguar se është studente ekonomiku në Tiranë, dhe se babai kishte dashur ta fejonte me një djalë nga fshati emigrant në Itali. 

23 Shkurt 2024, 10:17 Nga r.ll
Del FOTO e autores/ Detaje tronditëse: Vajza studente në Tiranë,
hygerta dhe pellumb meta

DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në familjen Meta në Shënavlash të Durrësit, ku vajza ka vrarë dhe groposur prej 10 ditësh babin e saj, pasi ky i fundit donte ta fejonte me zor. 

Në dëshminë e saj në polici, vajza ka treguar se është studente ekonomiku në Tiranë, dhe se babai kishte dashur ta fejonte me një djalë nga fshati emigrant në Itali. 

Del FOTO e autores/ Detaje tronditëse: Vajza studente në Tiranë,
hygerta meta

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Kishin hyrë shkuesi me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja atë, babai këmbënguli dhe fllimisht e vrara me armë zjarri dhe më pas e varrosa”, ka deklaruar 19-vjeçarja.

Ndërkohë mësohet se pasi është ekzekutuar, 50-vjeçari është mbështjellë me plastmas dhe pastaj është futur në një gropë për të mbuluar gjurmët e këtij krimi.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

Ajo ka treguar në polici se e ka qëlluar me armën që viktima mbante pasi punonte si roje nate. 19-vjeçarja ka treguar se motivi i vrasjes ishte sepse ai donte ta fejonte me zor dhe se kishin konflikte të vazhdueshme mes tyre. Ajo që e bë akoma dhe më të rëndë ngjarjen janë dyshimet se pjestarët e tjerë të familjes (gruaja e viktimës dhe dy djemtë) dyshohet se ishin në dijeni të ngjarjes. Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në ngjarje. 

hygerta meta pellumb meta

Sondazh

Poll