Aktualitet

U vra nga vajza e tij, del FOTOJA e viktimës në Durrës

Meta është vrarë dhe groposur nga vajza e tij, ndërsa po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka të tjerë familjarë të përfshirë. 

23 Shkurt 2024, 09:53 Nga r.ll
U vra nga vajza e tij, del FOTOJA e viktimës në Durrës
pellumb meta

DURRËS- Ka dalë fotoja e 50-vjeçarit, Pëllumb Meta, i cili është gjetur i groposur në kasollen pranë banesës së tij. Meta është vrarë dhe groposur nga vajza e tij, ndërsa po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka të tjerë familjarë të përfshirë. 

U vra nga vajza e tij, del FOTOJA e viktimës në Durrës
pellumb meta

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

Ajo ka treguar në polici se e ka qëlluar me armën që viktima mbante pasi punonte si roje nate. 19-vjeçarja ka treguar se motivi i vrasjes ishte sepse ai donte ta fejonte me zor dhe se kishin konflikte të vazhdueshme mes tyre. Ajo që e bë akoma dhe më të rëndë ngjarjen janë dyshimet se pjestarët e tjerë të familjes (gruaja e viktimës dhe dy djemtë) dyshohet se ishin në dijeni të ngjarjes. Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në ngjarje. 

pellumb meta

Sondazh

Poll