Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën 21-vjeçari

Një automjet tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 persona ka humbur drejtimin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

23 Shkurt 2024, 08:47 Nga r.ll
Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina përplaset me
foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor  ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Morinë. Një automjet tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 persona ka humbur drejtimin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi 21-vjeçar Albert Shullani, banues në Shkodër dhe është plagosur pasagjeri Kristian Arra.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

aksident ne lezhe albert shullani kristian arra

Sondazh

Poll