Aktualitet

I mori jetën 28-vjeçares në aksident në Laprakë, Apeli ndryshon dënimin: 9 vite burg për Ervin Bixhin

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tejet e fortë sa e reja ka dalë nga dritarja e makinës, duke rënë në asfalt. 

23 Shkurt 2024, 09:53 Nga M.B
I mori jetën 28-vjeçares në aksident në Laprakë,
Aksidenti

TIRANA- Gjykata e Apelit i juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 9 vite burg Ervin Bixhin, i cili në vitin 2017 në Laprakë, në Tiranë, shkaktoi një aksident fatal duke i marrë jetën një 28-vjeçareje. Xhenis Trebeshina po udhëtonte si pasagjere në një fuoristradë që drejtohej nga shoku i saj Ervin Bixhi, kur humbi jetën tragjikisht në orët e para të ditës së djeshme, rreth orës 00:45. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tejet e fortë sa e reja ka dalë nga dritarja e makinës, duke rënë në asfalt. I plagosur në këtë aksident mbeti edhe shoferi i makinës tjetër, oficer policie.

Apeli ka prishur vendimin e Shkallës së Parë ku Bixhin e ka dënuar me 4 vite e ndërsa e rikualifikoi veprën penale duke e çuar në 9 vite. Në vendimin e dhënë një ditë më parë nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar i riu do të vuajë përfundimisht 6 vite.

ervin bixhi gjykata

Sondazh

Poll