Aktualitet

Autori i maskuar hodhi molotov drejt makinës/ Si ndodhi shpërthimi në Shkodër, automjeti në pronësi të një pronari lokali (EMRI)

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20, ndërsa makina tip "Audi" pas shpërthimit ka pësuar dëme të shumta. Sipas informacioneve makina është në pronësi të Bledar Freskina, një pronar lokali në afërsi të zonës ku ndodhi shpërthimi.

23 Shkurt 2024, 08:14 Nga r.ll
Autori i maskuar hodhi molotov drejt makinës/ Si ndodhi shpërthimi
foto e makines

SHKODËR- Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sasi molotovi i është hedhur një automjeti të parkuar pranë teatrit "Migjeni".

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20, ndërsa makina tip "Audi" pas shpërthimit ka pësuar dëme të shumta. Sipas informacioneve makina është në pronësi të Bledar Freskina, një pronar lokali në afërsi të zonës ku ndodhi shpërthimi. Pronari ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

Në pamjet e kamerave është parë autori, i maskuar, që afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet, më pas makina ka shpërthyer. Shkak dyshohet ndonjë konflikt çasti që mund të ketë ndodhur mes pronarit të makinës dhe disa personave të tjerë. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. 

shperthim ne shkoder bledar freskina

Sondazh

Poll