Aktualitet

Shpërthimi në Shkodër, reagon policia: Disa persona hodhën lëndë djegëse drejt makinës

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

23 Shkurt 2024, 08:39 Nga r.ll
Shpërthimi në Shkodër, reagon policia: Disa persona hodhën
makina e djegur

SHKODËR- Policia ka reaguar lidhur me shpërthimin e raportuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Sipas njoftimit disa persona ende të paidentifikuar kanë hedhur sasi lënde djegëse drejt makinës, e cila më pas ka shpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një automjet që dyshohet se ishte djegur me lëndë plasëse, ju informojmë se:

Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, rezultoi se në automjet nuk është hedhur lënde plasëse, por është hedhur lëndë djegëse.

Vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

shperthim ne shkoder

Sondazh

Poll