Aktualitet

Humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat e Spitalit Memorial në Fier

Furgoni i mallrave është përmbysur në rrugë, pasi ka humbur kontrollin, e për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse.

22 Shkurt 2024, 20:17 Nga h.k
Humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat e Spitalit
Foto ilustruese

FIER-Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Levan-Fier, në afërsi të Spitalit Memorial.

Furgoni i mallrave është përmbysur në rrugë, pasi ka humbur kontrollin, e për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 19:20 në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll