22 Shkurt 2024, 17:53
Nga h.k
Foto ilustruese
GREQI- Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin ndaj 34 vjecarit shqiptar Renis Fejzolli nga Korça, ngjarje e ndodhur në orët e para të 2 shkurtit në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë.
Për ngjarjen policia greke ka shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi, Anastasios Dushku, 18 vjeç dhe Dhimitrios Zisis, 20 vjec. Sipas policisë greke, ka qenë Tralo ai që ka shtënë me armë zjarri ndaj Fejzollit dhe pas ngjarjes është arratisur në Shqipëri e më pas në Angli.
Rreth orës 03.30 të 2 shkurtit nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. 34 vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë arme zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë.
Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Marios Tralo me të cilin ishin shokë, ndërsa ky i fundit kishte përhapur thashetheme në rrethin e tyre, të cilat e kishin prekur Fejzollin. Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka shtënë me armë drejt tij.
Bashkë më Tralon në automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis. Në 15 shkurt policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugën “Iraklideon 69” në Athinë motorin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë. Policia greke nisi kërkimet për Tralon, Dushkun e Zisis por nuk ka arritur ende ti gjejë ata e për rrjedhojë i ka shpallur në kërkim. Nga hetimet e deritanishme rezulton se pas ngjarjes Tralo është larguar drejt Shqipërisë e më pas drejt Anglisë.
Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”. Zisis rezulton me precedentë për “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” ndërsa Dushku për “dëmtim pasurie”.
renis fejzolli
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 16:51
N.F
Sendet e sekuestruara
GREQI- Një grupi kriminal që kryente dhunonte klientë të klubeve të natës janë vënë n&eu...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 16:48
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Policia dhe FNSH kanë vendosur në hyrje të Vlorës, kontrolle të rrepta për persona të dyshu...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 16:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një njoftimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka bër&eu...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 16:21
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për avokatin Petraq Se...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 15:05
E.d
Foto ilustruese
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:15 në Bulqizë. Ku një 19-vjeçar me iniciale E.k d...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 14:41
E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Ku një 26-vjeçar me iniciale B.D du...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 14:41
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Është shtyrë sërish seanca për gjqyin e rusit Igor Kokunov, pasi prokuroria e apelit i kërkoi gj...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 14:14
E.d
Adriatik Xhini
SELANIK- Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Selanik. ...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 13:56
S.B
foto ilustruese
KUÇOVË- Natasha Rombula dhe djali i saj Armando Kumaraku janë arrestuar ditën e djeshme për shfrytëzim...
Aktualitet
22 Shkurt 2024, 13:48
r.ll
petraq semani
SHBA- Avokati Petraq Semani është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Posaçme për t’u njohur me ma...