Aktualitet

Gjykata lë në paraburgim dy të rinjtë nga Podujeva, dhunuan 18-vjeçari për rradhën te berberi

Përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar, Tomë Gashi e ka konfirmuar vendimin e gjykatës për zgjatjen e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit.

22 Shkurt 2024, 18:38 Nga h.k
Gjykata lë në paraburgim dy të rinjtë nga Podujeva, dhunuan
Foto ilustruese

TIRANË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të mbajë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë dy të dyshuarit e mitur për vrasjen e një 18-vjeçari në qytetin Podujevës.

Përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar, Tomë Gashi e ka konfirmuar vendimin e gjykatës për zgjatjen e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë pas plagëve të rënda që kishte marrë në trup.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas e ka cilësuar si “vrasje”.

krim ne podujeve

Sondazh

Poll