Sport

Santi Mina, një tjetër futbollist që pret të shkojë në burg…

Çështja e ish-futbollistit të Valencias dhe Celta është në pritje të zgjidhjes, pritet vendimi

22 Shkurt 2024, 16:06 Nga DOSJA

Santi Mina, një tjetër futbollist që pret të shkojë

SPANJE - Pas njohjes së dënimit ndaj Dani Alves, një tjetër futbollist është në pritje të hyrjes së tij të mundshme në burg në muajt në vijim. Ky është Santi Mina.

Ish-futbollisti i Celta dhe Valencia, pasi luajti vitin e kaluar për Al-Shabab Saudite, është në pritje të vendimit, pas apelit të paraqitur pas ratifikimit të dënimit me katër vite burg, të vendosur nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Andaluzisë, për abuzim seksual me një grua në qytetin Mojácar, në korrik 2017, kur ishte futbollist i Valencias.

Santi Mina, një tjetër futbollist që pret të shkojë

Që nga vera e kaluar, pak ose aspak, dihet për jetën e Santi Mina-s. Pa skuadër, që nga gushti i kaluar ndërpreu kontratën me Celta-n, tentoi të bashkohej me Sampdoria-n, por tifozët e klubit italian e bënë të qartë refuzimin total të këtij operacioni dhe ai nuk u realizua.

Pak javë më parë kishte dalë një foto e tij me pushime në Ibiza, por që nga ajo kohë dhe pasi kishte punuar disa ditë i vetëm në ambientet e klubit Vigo, nuk ka dalë më asnjë dokument grafik.

Ai nuk është parë në shtëpinë e tij në Vigo dhe njerëzit e afërt thonë se nuk kanë kontaktuar apo e dinë vendndodhjen e tij prej disa muajsh. Pas shumë kohësh duhet të zbardhet fakti i gjykuar dhe nëse ratifikohet dënimi, futbollisti do të shkonte në burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll