Sport

Bileta në tregun e zi për ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp, ka arritur në 40 mijë euro!...

Biletat për ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp në “Anfield” në stolin e Liverpoolit kanë arritur në tregun e zi deri në 40.000 euro.

22 Shkurt 2024, 12:33 Nga DOSJA

Bileta në tregun e zi për ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp, ka

ANGLI - Vendimi i Jurgen Klopp për t'u larguar në verë nga pankina e Liverpoolit tronditi botën e futbollit dhe veçanërisht tifozët e "Reds".

Kuptohet, askush nuk do të donte ta humbiste ndeshjen e fundit të trajnerit gjerman në “Anfield”, e cila ka rritur çmimet e biletave.

Më 19 maj, Liverpooli do të presë Wolves në ndeshjen e fundit të Premierligës, ku biletat kanë arritur në tregun e zi deri në shumën prej rreth 40.000 euro, konkretisht çmimi më i lartë është 39.953 euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bestoffootball (@bestoffootball)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll