Sport

Mesfushori Toni Kroos konfirmon rikthimin në kombëtaren e Gjermanisë për 'Euro 2024'

Mesfushori u largua nga skuadra pas “Euro 2020”

22 Shkurt 2024, 15:48 Nga DOSJA
Mesfushori Toni Kroos konfirmon rikthimin në kombëtaren e

GJERMANI - Me një mesazh të shkurtër në rrjetin social Instagram, Toni Kroos njoftoi këtë të enjte se do të rikthehet në kombëtaren e Gjermanisë, me synim “Euro 2024”, që do të zhvillohet në shtetin gjerman. Dhe sipas mesfushorit, rikthimi është pjesërisht për shkak të një kërkese të trajnerit Julian Nagelsman.

“Do të luaj sërish për Gjermaninë nga marsi. Pse? Sepse më është kërkuar nga trajneri i kombëtares, dhe jam i gatshëm ta bëj dhe sepse jam i sigurt se është e mundur të bëjmë shumë më tepër, me skuadrën në Kampionatin Evropian nga sa mendojnë shumica aktualisht!”. 

Kështu njoftoi Kroos rikthimin e tij në Mannschaft. Me 106 ndeshje, Kroos u largua nga kombëtarja pas “Euro 2020” (që u luajt në vitin 2021), ku Gjermania u eliminua në 1/16 nga Anglia. Në “Euro 2024”, Gjermania do të përballet në fazën e grupeve me Hungarinë, Zvicrën dhe Skocinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll