Sport

ZYRTARE/ De la Fuente do të jetë trajner i Spanjës, deri në Kupën e Botës 2026...

Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) aktivizoi opsionin që i lejoi trajnerit 62-vjeçar t'i zgjatej kontrata

22 Shkurt 2024, 15:13 Nga DOSJA
ZYRTARE/ De la Fuente do të jetë trajner i Spanjës, deri në

SPANJE - Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) raportoi këtë të enjte se Luis de la Fuente do të jetë trajneri kombëtar i ekipit spanjol të futbollit për meshkuj të paktën deri në Kupën e Botës 2026.

Sipas asaj që u publikua nga feerata, përmes dokumentit të publikuar sot në faqen zyrtare e federatës dhe mediat sociale, RFEF ka aktivizuar një opsion, që i mundësoi trajnerit 62-vjeçar t'i zgjatej kontrata.

Në deklaratën e sipërpërmendur, Komiteti Ekekutiv i RFEF-së thotë se rinovimi i Luis de la Fuente “është një hap i domosdoshëm për përzgjedhjen dhe për institucionin që mbikëqyr futbollin në Spanjë, duke i dhënë stabilitet kombëtares në përgatitje për Kampionatin Evropian, i cili do të fillojë qershorin e ardhshëm”,- lexohet në të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll