Sport

Familja e Neymar ndihmon me 150 mijë euro, për uljen e dënimit të Dani Alves…

Shuma e ndarë për viktimën, shërbeu si "zbutës për të riparuar dëmin e shkaktuar"

22 Shkurt 2024, 15:25 Nga DOSJA
Familja e Neymar ndihmon me 150 mijë euro, për uljen e dënimit

SPANJE - Dani Alves u dënua këtë të enjte nga Gjykata e Barcelonës me katër vjet e gjashtë muaj burg për sulm seksual ndaj një femre 24-vjeçare në një klub nate në Barcelonë në orët e para të 30-31 dhjetorit 2022.

Dënimi i publikuar sot nga gjykata, përcaktonte se ish-futbollisti brazilian do të duhej të dëmshpërblente viktimën me 150 mijë euro për dëmin moral dhe fizik të shkaktuar. 

Megjithatë, ky dëmshpërblim i akorduar tashmë për viktimën, është dhënë nga familja e Neymar, e cila e ka ndihmuar ish-mbrojtësin që në momentin kur u arrestua më 20 janar 2023.

Sipas informacioneve të publikuara sot nga shtypi spanjol, kjo shumë e dhënë për viktimën ka qenë vendimtare në uljen e dënimit të Dani Alves, pasi prokuroria ka kërkuar dënim maksimal (12 vite burg) për lojtarin, ndërsa Prokuroria Publike spanjole kishte kërkuar 9 vjet burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll