Sport

Statuja e Harry Kane është gati prej kohësh, por ajo mbetet ende në “ruajtje”...

Diku në lagjen Waltham Forest, një statujë e Harry Kane qëndron e paekspozuar, sepse këshilltarët lokalë nuk mund të bien dakord se ku duhet të vendoset.

22 Shkurt 2024, 11:50 Nga DOSJA
Statuja e Harry Kane është gati prej kohësh, por ajo mbetet ende

ANGLI - Një skulpturë e golashënuesit numër një të lindur në Walthamstow dhe rritur te Tottenham Hotspur, Harry Kane, u porosit nga Borough i Londrës në vitin 2019 dhe përfundoi vitin e kaluar, me një kosto prej 7.200 £ (8.407 €), por ende nuk është parë askund e ekspozuar.

U bënë përpjekje nga disa këshilltarë për ta vendosur atë në stacionin mbitokësor të Chingford's Weaver Line, por ky propozim u refuzua pas një vlerësimi të rrezikut nga Transporti për Londrën, me arsyetimin se mund të vihej në shënjestër të tifozëve rivalë.

TfL propozoi vendosjen e tij pranë, dhe jo brenda stacionit, subjekt i miratimit lokal. Deri më tani, për këtë propozim nuk është dhënë asnjë pëlqim nga krerët vendas. Një tjetër vend i mundshëm është në Ridgeway Park, Kane ka luajtur në ekipin lokal të të rinjve Ridgeway Rovers, por edhe kjo është refuzuar.

Emma Best, një nga dy këshilltarët që fillimisht porositën statujën, tha se kishte kaluar orë të tëra duke u përpjekur të gjente një "shtëpi" të përshtatshme për statujën për nder të sulmuesit aktual të Bayern Munichut, por nuk kishte ka patur sukses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll