Sport

Pronari i ri i Man.United mendon të ndërtojë një stadium të ri në vend të “Old Trafford”...

Jim Ratcliffe konsideron se zona ku ndodhet stadiumi aktual është "i konsumuar dhe i lënë pas dore".

22 Shkurt 2024, 15:01 Nga DOSJA
Pronari i ri i Man.United mendon të ndërtojë një stadium

ANGLI - Miliarderi britanik Jim Ratcliffe, i cili të mërkurën zyrtarisht u bë bashkëpronar i Manchester United, shprehu synimin e tij për të ndërtuar një stadium të ri, për të zëvendësuar “Old Trafford”-in mitik.

“Është koha për të ndërtuar një stadium të ri në veri të Anglisë”,- tha pronari i Ineos, një kompani shumëkombëshe kimike, një ditë pasi konfirmoi blerjen e 25% të aksioneve të klubit.

Manchester United ka luajtur që nga viti 1930 në “Old Trafford”, një vend me një kapacitet për pak më shumë se 74.000 spektatorë dhe i cili për herë të fundit priti një finale ndërkombëtare në vitin 2003, Champions League, në të cilën Juventus mundi AC Milan me penallti.

Ratcliffe, i cili pagoi më shumë se 1.500 milionë euro (ME) për pozicionin e tij te 'Djajtë e Kuq', konsideron se zona ku ndodhet stadiumi aktual është "e lodhur dhe e lënë pas dore".

“Ka shumë mundësi për të rigjeneruar atë pjesë jugore të Manchesterit dhe leva do të ishte ndërtimi i një stadiumi të ri që mund të presë ndeshjet e Anglisë, FA Cup dhe finalet e Champions League”,- përfundoi ai.

“Old Trafford” u la jashtë ofertës së përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për “Euro2028”, ndryshe nga staddiumi fqinj dhe rival i Manchester Cityt.

Jim Ratcliffe, 71 vjeç, u zyrtarizua si bashkëpronar i Manchester United, pasi procesi u miratua nga federata dhe Liga angleze e futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll