Sport

Luke Shaw larg fushës “për disa muaj”

Viktimë e një lëndimi muskulor fundjavën e kaluar kundër Luton Town, Luke Shaw do të jetë larg fushës për disa muaj, njoftoi të mërkurën Manchester United.

22 Shkurt 2024, 11:00 Nga DOSJA

Luke Shaw larg fushës “për disa muaj”

ANGLI - Luke Shaw do të jetë "jashtë fushës së blertë për një periudhë të gjatë" për shkak të një "dëmtimi muskulor", të pësuar gjatë fitores në Luton Town (2-1), të dielën e kaluar. Këtë të mërkurë e ka bërë të ditur klubi i tij, Manchester United, përmes një komunikate për shtyp.

“Ekzaminimet shtesë janë ende të nevojshme për të përcaktuar ashpërsinë e dëmtimit, por ne presim që ai të jetë jashtë për disa muaj”, thuhet thjesht nga “Djajtë e Kuq”.

Shaw tashmë ka humbur tre muaj garë këtë sezon për shkak të lëndimit dhe ka luajtur vetëm 15 ndeshje. Ky dëmtim i ri i mbrojtësit 28-vjeçar është një goditje e rëndë për Manchester United, i gjashti në Premier League. Nëse mungesa e tij vazhdon, mund të vihet në pikëpyetje edhe pjesëmarrja e lojtarit në Euron e qershorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll