Sport

Dani Alves, fajtor për përdhunimin e një të reje 23-vjeçare… Dënohet me 4.5 vjet burg

Asnjë pezullim për futbollistin veteran brazilian… debatet vazhdojnë

22 Shkurt 2024, 11:11 Nga DOSJA
Dani Alves, fajtor për përdhunimin e një të reje

SPANJE - Prokuroria Publike e Barcelonës e shpalli Dani Alves fajtor  për përdhunimin e femre 23-vjeçare në një klub nate në Spanjë në dhjetor 2022 dhe e dënoi atë me 4.5 vjet burg.

Konkretisht Dani Alves është dënuar nga prokuroria spanjole me 4.5 vite burg, 150 mijë euro gjobë, ndërsa për 9.5 vite nuk do të mund të ketë asnjë kontakt me viktimën. Në të njëjtën kohë, pas përfundimit të dënimit me burg, Alves do të monitorohet  nga autoritetet spanjole për pesë vitet e ardhshme.

Gjyqtarët e lagjes 21 të Barcelonës i besojnë rrëfimit të viktimës për ngjarjet dhe e konsiderojnë të provuar se ish-lojtari i Barcelonës “kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj”, siç thanë ata. Viktima e përdhunimit e ka marrë lajmin e dënimit, i cili nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet, nga zyra e avokatit të saj.

Prokuroria kërkoi fillimisht nëntë vite burg  për ish-futbollistin brazilian. Megjithatë, gjykata konsideroi një rrethanë lehtësuese që e ndihmoi Alves të reduktonte dënimin me burg. Ky ka qenë “kthimi”, pasi ka paguar dëmshpërblimin prej 150 mijë eurosh të kërkuar nga prokuroria. 

Krahas 4.5 viteve, prej të cilave ai ka kryer tashmë një vit e një muaj në paraburgi, ai është dënuar me pesë vite dënim me kusht, i cili do të rrjedhë pas vuajtjes së dënimit me burg. Atij i ndalohet gjithashtu të afrohet në një kilometër nga shtëpia, apo vendi i punës së viktimës dhe urdhërohet të paguajë 150 mijë euro për dëmin moral dhe lëndimet që i ka shkaktuar gruas së re.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll