Sport

Shpërthen kampioni Erkand Qerimaj, kërkon dorëheqjen e presidentit Gjoza, të cilin e akuzon edhe si hajdut...

“Elez Gjoza të japi dorëheqjen e të bëhen zgjedhje të reja. Drejton Federaten që në Vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shumë skandale. Fondi dhe Federata është për sportiestët e trajnerët, jo për të shkuar ne xhepat e mëdhenj të Presidentit”.

22 Shkurt 2024, 10:51 Nga DOSJA

Shpërthen kampioni Erkand Qerimaj, kërkon dorëheqjen e

TIRANE - Peshëngritja nuk feston dot në qetësi tre medaljet e fituara në Evropian. Kjo pasi peshëngritësi Erkand Qerimaj shpërthen fuqishëm ndaj Elez Gjozaj, duke e akuzuar këtë të fundit se po fsheh një rast, ku një sportist ka dalë me doping.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Qerimaj kërkon që presidenti i Federatës së Peshëngritjes të japë dorëheqjen…

“Skandali i fundit ne federaten e peshngritjes, rasti i fundit i nje rasti sportist qe esht kapur me doping eshte mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet per te mbrojtur Federaten. Mendimi im bazuar ne prova eshte qe urgjentisht Elez Gjoza te japi Dorheqjen e te behen zgjedhje te reja.

Drejton Federaten qe ne Vitin 2013 dhe ka bere 3 Mandate me Shume Skandale. Fondi dhe Federata eshte per sportistet e Tranjeret, jo per te shkuar ne xhepat e medhenje te Presidentit. Ku realizon Turizem me njerzt e Familjes me leket e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata Hajdut…

Mendimi Im Erkand Qerimaj

Kampion Europe Bote qe nga vitit 2002”

Shpërthen kampioni Erkand Qerimaj, kërkon dorëheqjen e

Kështu shkruan peshëngritësi i shquar shqiptar, kampioni i botës, Erkand Qerimaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll