Sport

Goli më i shpejtë në historinë e futbollit botëror - Shikoni videon

U deshën vetëm 2.31 sekonda nga bilbili i gjyqtarit, që Ryan Hall i Croydon ta dërgonte topin në rrjetën e Cockfosters.

22 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

Goli më i shpejtë në historinë e futbollit botëror -

ANGLI - Kushdo që e pëlqen futbollin dhe lundron në internet pothuajse çdo fundjavë, mund të gjejë video të pabesueshme të ndeshjeve të ligave amatore.

Video me gola që do t'i kishin zili yjet e mëdhenj të kampionatit botëror, me faza që shkaktojnë të qeshura pafund, me momente unike.

Dhe një moment i tillë lindi të shtunën e kaluar në gjysmëfinalen e Trofeut të Seniorëve të Londrës (një kompeticion lokal i Shoqatës së Futbollit të Londrës), ku Croydon First u përball me Cockfosters Reserves dhe fitoi me rezultatin përfundimtar 3-0. Megjithatë lajmi nuk është fitorja apo kualifikimi i saj në finale…

Por lajmi është goli i parë i ndeshjes, i cili tashmë pretendon seriozisht një vend në librin e rekordeve “Guinness”, por edhe në historinë e futbollit botëror, si më i shpejti i shënuar ndonjëherë.

Golashënuesi 36-vjeçari Ryan Hall, i cili e nisi karrierën e tij nga akademitë e Crystal Palace, ishte në një moment te Leeds, por nuk bëri kurrë kërcimin e madh në karrierën e tij, duke vazhduar vitet e fundit në kategoritë amatore.

Hall, sapo gjyqtari fërshëlleu për fillimin e ndeshjes, pasi kishte parë portierin kundërshtar të ishte mjaft larg portës së tij, pa u menduar gjatë gjuajti menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetën e Cockfosters!

Dhe sigurisht, të parat janë reagimet e shokëve të skuadrës, por edhe të ndihmës trajnerit të skuadrës së tij, që nuk mund ta besonte se çfarë kishte ndodhur saktësisht...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll