Politike

Votoi 'pro' miratimit të projektligjit për zonat e mbrojtura, protestuesit rrethojnë Braçen, deputeti: Paskeni marrë hajdutin e Saliut me vete?

Në një moment ata kanë shkëmbyer batuta jashtë godinës së parlamentit me deputetin Erion Braçe.

22 Shkurt 2024, 11:29 Nga M.B
Votoi 'pro' miratimit të projektligjit për zonat e
Erion Braçe

TIRANA- Disa protestues janë mbledhur sot para kuvendit duke kundërshtuar projektligjin për “Zonat e Mbrojtura”. Në një moment ata kanë shkëmbyer batuta jashtë godinës së parlamentit me deputetin Erion Braçe, i cili votoi pro projektligjit për Zonat e Mbrojtura.

“Turp, turp, Erion Braçe e votove ligjin? Turp!”, dëgjohen protestuesit duke iu drejtuar deputetit Erion Braçe.

“Paskeni marrë dhe atë hajdutin e kohës së Saliut me vete? Se ai e ka mbrojtur Divjakën, ai hajduti i Saliut, e keni aty!”, tha Braçe.

erion brace zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll