Politike

Amnistia Penale/ Manja i merr fjalën Çuçit: Drafti nuk kthehet në Komisionin e Ligjeve, nuk po kërkojmë votat e Bashës

Gjithashtu foli edhe për votat e grupit të Lulzim Bashës, për të cilët tha se nuk duan vota të kondicionuara. 

22 Shkurt 2024, 11:03 Nga r.ll
Amnistia Penale/ Manja i merr fjalën Çuçit: Drafti nuk
ulsi manja dhe bledi çuçi

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i mori fjalën kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçit, teksa po fliste për tërheqjen e votimit për Amnistinë Penale nga rendi i ditës në Kuvend. 

Manja tha për gazetarët se referuar rregullores së Kuvendit, drafti për Amnistinë Penale nuk do të kthehet më në Komisionin e Ligjeve.  Ashtu si Çuçi edhe ministri tha se votimi duhet bërë me konsensus sipas traditës. Gjithashtu foli edhe për votat e grupit të Lulzim Bashës, për të cilët tha se nuk duan vota të kondicionuara. 

"Referuar rregullores së Kuvendit, drafti nuk kthehet pas në Komisionin e ligjeve. Fakti që ne e tërhoqëm nga rendi i ditës, do të thotë se konsensusi sipas traditës do të gjendet në këtë sallë. Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar plot avokatë dhe juristë sharlatanë, që rrinë me draftin e tyre në xhep, secili për të mashtruar qytetarët dhe familjarët që presin për të afërmit e tyre. E kemi bërë të qartë nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimit të organizuar dhe draftin e kemi bërë të qartë në dritën e diellit. Nuk kërkojmë votat e njërit apo tjetrit, as të Bashës as të kërkujt, por kërkojmë votat e deputetëve të majtë dhe të djathtë siç e kërkon tradita, është në nderin e çdo deputeti pasi të lexojë ligjin dhe të japë votën. Nuk duam amnisti me vota të kondicionuara.", tha Manja. 

 

 

ulsi manja amnistia penale

Sondazh

Poll