Politike

"Ka pasur shumë konsultime", Kumbaro: Ligji i miratuar sot nuk prek direktivat e BE-së për zonat e mbrojtura

Kumbaro tha se për këtë projektligj ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile.

22 Shkurt 2024, 10:49 Nga r.ll
"Ka pasur shumë konsultime", Kumbaro: Ligji i miratuar sot nuk
mirela kumbaro

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur për mediat, pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zonat e mbrojtura. 

Kumbaro tha se për këtë projektligj ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile. Sipas ministres, ky ligj nuk prek direktivat e Bashkimit Europian për zonat e mbrojtura. 

“Ligji i zonave të mbrojtura vjen në Parlament si nisëm deputetësh por mori spunto nga kërkesat e kryetarëve të bashkive. Ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile, zyrtare apo jo. Ka disa vija të kuqe që nuk preken pasi prekin thelbin e ndryshimeve. Direktivat e BE që i kemi raportuar në qershor ku morëm komplimente për punën e bërë në mbrojtje të diversitetit”, tha ajo.

mirela kumbaro ligji per zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll