Politike

“Tentuan t’ia faturonin opozitës ligjin për amnistinë”, Bardhi: Marrëveshja me Italinë cënon Kushtetutën

Jashtë Kuvendit, Bardhi ka deklaruar se sot mazhoranca hoqi dorë nga Amnistia Penale, pasi nuk arritën dot të binin dakord për pazaret e tyre.

22 Shkurt 2024, 10:46 Nga I.A
“Tentuan t’ia faturonin opozitës ligjin për
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se prej kohësh parlamenti është shëndrruar në një organ në shërbim të një grushti njerëzish. Jashtë Kuvendit, Bardhi ka deklaruar se sot mazhoranca hoqi dorë nga Amnistia Penale, pasi nuk arritën dot të binin dakord për pazaret e tyre. Për marrëveshjen me Italinë, Bardhi ka deklaruar se cënon Kushtetutën e vendit tonë.

“Dua vetëm djathtas. E patë sot në rendin e ditës nuk ishte asgjë te mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në shërbim të qytetarëve, por në dobi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës. Secila parti është e mirëpritur në konfederatën e opozitës, ashtu si PDIU, që ka qenë gjithmonë aleate e PD," tha Bardhi.

Bardhi ka komentuar sot dhe mos prezencën e Bashës në sallë të Kuvendit.

Ishte sot në Parlament? Se nuk e pashë. Zoti Rama pyet për orën, se unë nuk e besoj atë teorinë e gjumit. Por pyeta nëse ishte se nuk e kam ndjekur. Do të duhet të pyesni zotin Basha”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll